“Vrasës dhe hajn” – Milaim Zeka pendohet për akuzat që i kishte bërë Fatmir Limajt

“Vrasës dhe hajn” – Milaim Zeka pendohet për akuzat që i kishte bërë Fatmir Limajt

Deputeti më kontroversë i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka është zmbrapsur nga akuzat e rënda që i bënte shefit të tij të partisë, Fatmir Limajt. Nga vrasës dhe hajn, Milaim Zeka që akuzohet për mashtrim të 920 kosovarëve me viza pune ka ndërruar qëndrim për shefin e tij.

Zeka tani arsyeton akuzat e tij që i ka bërë ndaj Fatmir Limajt. Edhe njëherë akuzat e rënda i kthen në drejtim të UNMIK-ut dhe EULEX-it. Përdorë këto dy misione ndërkombëtare për shfajësuar veten nga akuzat që i kishte bërë, Fatmir Limajt.

Milaim Zeka sulmon Fatmir Limajn – Hedhë akuza për vrasje dhe ryshfete prej 20 përqind në tenderë

Në një intervistë të Zekës, për një medium suedez, hidhte dyshime se Limaj ka vrarë persona të cilët kanë qenë dëshmitarë në procese gjyqësore kundër tij.  Ky dokumentar është shfaqur për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Zeka e quan Limajn hajdut. Shtonte se po të kishte prokuror Kosova, atëherë Limajn dhe disa të tjerë do i kishte në burg.  Zeka thoshte që nuk ka besuar që Limaj nga një hero kthehet në një hajdut.

“Arrestimi i Fatmir Limajt për korrupsion, është gjëja më e mirë që e ka bërë Eulex-i në në Kosovë. E kam parë Fatmir Limajn, si hero. Kemi pasur ëndrra të përbashkëta, me e ndërtua një shtet demokratik. Një shtet të civilizuem. Për herë të parë e kam takuar gjatë luftës”.

Milaim Zeka sulmon Limajn – Hedhë akuza për vrasje dhe ryshfete prej 20 përqind në tenderë

Milaim Zeka sulmon Limajn – Hedhë akuza për vrasje dhe ryshfete prej 20 përqind në tenderëPër më shumë lexojeni hulumtimin e plotë: http://bit.ly/2T3tX5Z

Posted by InDoks on Thursday, 21 February 2019

“Kam organizu demonstrata. Aksion për me mbledh ndihma për me pagu avokatë. Kurrë nuk e kisha besu që një hero shndërrohet në një hajdut. Po ta shikoni autostradën, ka kushtu 1 miliard euro. Çdo kompani që e ka marrë tenderin, 20 përqind është dashtë me ja dhanë ministrit ose njerëzve të ministrit. E kam kritikuar zyrtarisht, jo vetëm atë. Por edhe zotëri Thaçin që tash është president. Nuk është fjala vetëm për Fatmir Limajn. E gjithë kjo piramidë e UÇK-së, e kanë rrjep Kosovën. Me pas prokurorë Kosova, krejt në burg i kish çu. Me e ndërtu Kosovën si shtet normal”, ka thënë Zeka për mediumin suedez, në dokumentarin e publikuar më 17 shkurt të këtij viti”, kishte deklaruar Zeka.

Por dy ditë pasi këto deklarata të Milaim Zekës janë publikuar edhe nga Gazeta Online Inajderi, ai ka dhënë kompletë deklaratë tjetër për Klan Kosovën.  Ai arsyetohet se për këto deklarata ishte mbështetur në prokurorët e EULEX-it.

“Fatmir Limaj është akuzuar për 82 milionë euro që gjoja i ka keqpërdor për autostradë e për gjëra të tjera dhe është akuzuar për prokurorët e Eulexit dhe jo nga unë edhe për vrasjen  e dëshmitarëve”, tha ai sot për Klan Kosovën.

Tani, Zeka pranon se është bërë pishman për deklaratat që kishte dhënë për shefin e tij.

“Heronjtë e luftës së Kosovës, UNMIK dhe EULEX-i i ka shndërruar në hajdutë të cilët unë u kam besua në drejtësinë ndërkombëtare, unë kam thënë mos me qenë EULEX-i në Kosovë as me aeroplan nuk i bi në Kosovë. Në qoftë se unë mendoj se Limaj është hajn dhe shkojë tek Nisma  unë jam dy herë hajn”, ka deklaruar ai.

Zeka në dokumentar ankohej se është dëmtuar gjatë kohës sa ka qenë gazetar. Përmend dy dëshmitarë të cilët sipas tij në mënyrë të dyshimtë kanë vdekur. Shton se të dy ata persona kanë qenë dëshmitarë ndaj Fatmir Limajt, duke hedhur dyshime për mënyrën e vdekjes së tyre.

Në njërin rast ai i referohet vdekjes së dëshmitarit X, që zyrtarisht është komunikuar se ka bërë vetëvrasje. Ai ishte dëshmitar kyq në rastin “Kleçka”, ku Limaj akuzohej për krime lufte. Tjetri rast është një dëshmitar për një rast korrupsioni.

“Ndryshe, këtu as nuk kemi kurrfarë mbrojtje. Më kanë djegur studion, më kanë djegë shtëpinë. Një dëshmitar ka vdek gjoja në aksident komunikacioni në Austri. Një dëshmitar gjoja ka ba vetëvrasje në Gjermani. Të dy këta dëshmitarë janë kon dëshmitar për Fatmir Limajn”, kishte thënë deputeti Milaim Zeka.

Kujtojmë se Zeka i ishte bashkuar partisë që udhëhiqet nga Fatmir Limaj. Ai kishte marr votat dhe ishte bërë deputet i Kuvendit të Kosovës. Gazeta Online Inasjderi, kishte hulumtuar mashtrimin e 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani.

Pronar të kësaj kompanie kishin qenë dy persona. Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi. Zeka kishte përdorur emisionin e tij në RTK për ta promovuar kompaninë e ortakut të tij.

Ndaj dy personave është ngritur aktakuzë, për mashtrim dhe shmangie të tatimit. Në gjithë këtë mashtrim është përfshirë edhe biznesmeni, Edmond Kërliu.

Ai dyshohet se kishte ndihmuar Zekën në shpërlaren e parave. Fillimisht ky rast ishte publikuar nga Gazeta Online Insajderi.