Vrasësi malazias me pagesë që jetoi në Kosovë me identitetin e qytetarit nga Mitrovica

Mario Millosheviq, i arrestuar për vrasje në Mal të Zi, ka jetuar në Kosovë me identitetin e një qytetari nga Mitrovica që ka arritur ta siguroj falë korruptimit të disa zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vrasësi malazias me pagesë që jetoi në Kosovë me identitetin e qytetarit nga Mitrovica

Mario Millosheviq, malazezi nga Podgorica ishte arrestuar në Prishtinë me urdhërarrest të Interpolit, dhe në koordinim me policitë rajonale.

Millosheviq ishte i kërkuar nga Interpoli për vrasjen e Radomir Gjuriçkoviqit, i cili u vra në tetor të vitit 2016.

Ai ka qenë i shoqëruar nga Gjorgje Paviqeviq, i cili është i dënuar me pesë vjet burg për kidnapim dhe zhvatje, si dhe me shtetasen shqiptare Laureta Zyba.

Javën e kaluar ai është ekstraduar në Mal të Zi, shkruan Insajderi.

Mirëpo, në Kosovë ai ka jetuar me identitet tjetër.

Quhej Miroslav Kostiq, me vendlindje në Mitrovicë.

Në Mal të Zi konsiderohet njeriu më i rrezikshëm. Megjithatë, në Kosovë jetonte pa problem me dokumente kosovare i pa shqetësuar deri ditën e arrestimit.

Ky nuk është i vetmi që ka jetuar me identitet të qytetarëve të Kosovës. Në hulumtimin e Insajderit dëshmohen edhe rastet tjera.

Shkrimi i plotë: MPB NËN KTHETRAT E KRIMIT – TRAFIKANTË NDËRKOMBËTAR TË DROGËS PAJISEN ME SHTETËSI TË KOSOVËS