Vrasja e drenushave nuk ka ndodhur në Kosovë – flet njëri nga personat

Vrasja e drenushave nuk ka ndodhur në Kosovë – flet njëri nga personat

Gjatë ditës së sotme u raportua se në Rugovës të Pejës ka ndodhur një vrasje ndaj Drenushave, mirëpo për Gazetën Insajderi, njëri nga personat që thuhet se ka marr pjesë në këtë vepër ka demantuar këtë.

Xhevdet Kelmendi nga Peja ka treguar për Gazetën Insajderi se ky rast ka ndodhur në Gjermani e jo në Rugovë ashtu siç kanë shkruar portalet.

“Kjo nuk ka ndodh në Rugovë, ky rast ka ndodh në Gjermani dhe unë nuk kam qenë aty. Mirëpo më është bërë tag në fotografi. Familja dhe unë jemi shqetësuar dhe kam denoncuar rastin në polici për shkelje të privatësisë”, ka thënë Kelmendi për Insajderin.

Po ashtu ai i ka treguar Insajderit se posedon edhe dëshmi, video se rasti nuk ka ndodhur në Kosovë, dëshmi këto të cilat siç thotë ai i ka dërguar në polici.

Njëri nga portalet në vend sot kishte raportuar se të persona të dyshuar Jetmir Zeqiraj dhe Xhevdet Kelmendi nga fshati Zahaq kanë vrarë dy drenusha dhe i kanë postuar ato në profilin e tyre në Facebook. /Insajderi.com