Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Amerika anulon vizat për disa sauditë

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Amerika anulon vizat për disa sauditë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë të dije se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë vizat për operativët sauditë të cilët po akuzohen për përfshirje në vrasjen e kolumnistit Jamal Khashoggi.

Komentet e Pompeo erdhën pas takimit me zyrtarë saudit dhe turq por ai nuk bëri të ditur se sa viza amerikane janë anuluar.

Pompeo tha se Departamenti i Shtetit ka identifikuar disa nga personat ‘të cilët dyshohet se janë përgjegjës’ për vrasjen e Khashoggit.

Pompeo sqaroi se Turqia është treguar ‘shumë bashkëpunuese’ derisa nuk u përgjigj nëse zyrtarë amerikanë kanë dëgjuar një audio-incizim të Khashoggit të cilin zyrtarët turq e posedojnë.

Khashoggi për herë të fundit u pa me 2 tetor kur u fut në konsullatën saudite në Stamboll për të siguruar dokumentet e nevojshme për martesë.