Vrasje e rëndë në tentativë – Një person qëllon me armë zjarri një pjesëtar të Policisë

Vrasje e rëndë në tentativë – Një person qëllon me armë zjarri një pjesëtar të Policisë

Në fshatin Vërbovc, Kllokot, dje rreth orës 13:00, një i dyshuar mashkull pas një fjalosje me viktimën mashkull (pjesëtar i Policisë së Kosovës), kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Viktima ishte jashtë detyre, ndërsa si pasojë ai ishte plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas raportit të PK-së, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Të dyshuarit i kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Më urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë në tentativë’./ Insajderi.com