Një person është ekzekutuar me armë mbrëmjen e së hënës, pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Rrugën “Zef Jubani” në Tiranë.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet trupi i pajetë i viktimës i mbuluar me çarçaf.
Mësohet se viktima është dërguar në morg, për ekzaminime të mëtejshme.
Policia bën me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.