Dy persona janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga disa të panjohur, të premten në Prishtinë.
Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana”.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./Insajderi.com