Vrasje në tentativë në Skenderaj

Vrasje në tentativë në Skenderaj

Gjatë ditës së djeshme policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Skenderajt, rreth orës 12:43, ka ndodhur një vrasje në tentativë.

Përmes një komunikate për media policia njofton se ngjarje fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohët, thikë një person tjetër.

Sipas policisë viktima L.H 18-vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit  të dyshuar, ku i dyshuari B.I., 17 vjeçar sot me datën 21.12.2017 është vet-dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent  na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’. /Insajderi.com