Vrau djalin 8-vjeçar – dënohet nëna më 30 vjet burg

Vrau djalin 8-vjeçar – dënohet nëna më 30 vjet burg

Gjykata e Apelit në Itali, ka konfirmuar se është dënuar një nënë e cila vrau djalin e saj tetë vjeçar.

Sipas mediave italiane, gruaja Veronica Panarellon ka marrë dënim prej 30 vjetëve për vrasjen e djalit të saj.

Dënimi i parë për Veronicën ishtë shqiptuar në tëtor të 2016 me procedurë të shkurtës.

Tani ajo është shpallur plotësisht fajtore për vrasjen e djalit të saj në nëntor të vitit 2014 ku më pas kishte fshehur trupin e tij, shkruan Albinfo.ch.

Sipas transmetimeve të lajmeve, gruaja e dënuar në sallën e gjyqit e ka kërcënuar vjehërrin e saj duke i thënë so do ta vras pasi që faji ishte i tij.