Vrau djalin e hasretit – fqinjët tregojnë për babanë lypsar që nuk kishte nevojë për lëmoshë

Vrau djalin e hasretit – fqinjët tregojnë për babanë lypsar që nuk kishte nevojë për lëmoshë

Babai Gani Bernjashi, 60-vjeçar nga fshati Karaqevë e Komunës së Kamenicës ka mbytur djalin e tij 14-vjeçar pas rrahjes me shkop të drurit që i ka bërë mbrëmjen e së mërkurës. Arsyeje për këtë dyshohet të ketë qenë se djali i tij Luani kishte shpenzuar 1 mijë euro pa lejen e tij.

Në gjithë këtë ngjarje nuk ka qenë i rrahur vetëm djali L.B që tashmë është i vdekur. Insajderi ka marrë vesh se babai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së tij, arsyeja për të cilën nuk dihen ende.

Por babai 60-vjeçar sipas asaj që raporton Gazeta Express kishte pasur probleme edhe në të kaluarën. Ai kishte përdhunuar nja 12 vjeçare dhe për këtë veprim ai kishte mbajtur 7 vite burgim.

Fqinjët e Ganiut atë nuk e njohin si person të qetë. Ata thonë se babai që mbyti fëmijën ishte lypsar por që nuk kishte nevojë që të kërkonte lëmoshë nga të tjerët.

“Nuk kemi pas muhabet me atë person. Ai para shumë viteve kishte dhunuar një vajzë. Kërkonte para por kushtet në shtëpi nuk i kishte pasur të këqija. Dy truall i kishte të blera, dhe del tash e mbytë djalin e tij të vetëm, kjo është makabër. Jemi të shokuar nga kjo”, i ka thënë Express-it njëri nga fqinjët  për Ganiun i cili e vrau me shkop djalin e hasretit.

Por këto histori shokuese nuk janë të vetmet për të cilat njohët familja e  Bernjashit nga Karaqeva e Kamenicës.  Babi i Ganiut, para 30 viteve i kishte mbytur në bunar dy vajzat e tija. Këtë e kanë pohuar fqinjët e familjes Bernjeshi.

”Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tija”, thonë fshatarët e Karaqevës.

Ganiu në vitin 1997 në Prishtinë e kishte dhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçare.  Për këtë veprim ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim.

Këto të dhëna i ka konfirmuar, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.

“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka  dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu.