Vret nënën e saj pasi ajo e detyroi të shtirej e paralizuar

Vret nënën e saj pasi ajo e detyroi të shtirej e paralizuar

Një vajzë 23 vjeçare, e detyruar gjatë gjithë fëmijërisë së saj të shtiret se ishte me aftësi të kufizuara, e vrau nënën e saj me thikë dhe lajmin e përhapi në llogarinë e saj në Facebook me mesazhin, “K*rva ka vdekur”.

Gypsy Rose Blanchard, e cila kishte qenë e lidhur ne karroce me rrota për 10 vjet, u gjet fajtore së bashku me të dashurin e saj, për rolin e saj në vrasjen e nënës së saj 48-vjeçare Dee Dee Blanchard, në qershor të vitit 2015.

Blanchard u detyrua të kalonte fëmijërinë e saj në një karrige, e burgosur për vite me radhë në shtëpinë që ajo ndau me nënën e saj në Springfield, Missouri, raporton The independent.

Nëna e saj kishte pohuar se vajza kishte vuajtur nga një sërë sëmundjesh, duke përfshirë leukeminë kur ishte e vogël dhe më vonë me distrofinë muskulore.

Megjithatë spekulimet tjera thonë se zonja Blanchard burgosi vajzën e saj me qëllim që të mbledhë mijëra dollarë në pagesa të përfitimeve dhe donacione nga punonjës të mirë.