Vriten dy ushtarë ukrainas dhe plagosen 12 të tjerë

Vriten dy ushtarë ukrainas dhe plagosen 12 të tjerë

Dy ushtarë ukrainas janë vrarë nga bombardimet gjatë natës dhe 12 të tjerë u plagosën, sipas raportit të situatës së Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës të publikuar këtë mëngjes, shkruan The Guardian.

Siç thotë raporti i gazetës britanike janë regjistruar 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e mbështetura nga Rusia, 64 prej të cilave përdorën armë të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut, transmeton Insajderi.com.

Si rezultat i granatimeve, dy personel të shërbimit ukrainas vdiqën nga plagët ndërsa 12 ushtarakë u plagosën dhe po marrin trajtim, shtoi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Pushtimi i Ukrainës “ka filluar” dhe Britania tani do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, ka thënë ministri i kabinetit Sajid Javid.

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku sipas përshkrimit, forcat ruse hyjnë në Ukrainë./Insajderi.com