Vritet ministri somalez, mendohej se ishte militant islamik

Vritet ministri somalez, mendohej se ishte militant islamik

Forcat e sigurisë së Somalisë kanë qëlluar për vdekje një ministër 31-vjeçar të qeverisë pasi e kanë ngatërruar atë me një islamik militant.

Ai u vra në automjetin e tij pranë pallatit presidencial në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, shkruan BBC.

Presidenti e ka ndërprerë vizitën e tij në Etiopi pas vrasjes së ministrit, Abdullahi Sheikh Abas, raporton radioja shtetërore.

Ministri Abdullahi Sheikh Abas, u rrit në një kamp refugjatësh dhe u bë deputeti më i ri i Somalisë në nëntor ndërsa në shkurt u bë ministër. /Insajderi.com