Vritet një gazetare në Irlandën Verore

Në qytetin Londonderry në Irlandën Veriore natën e kaluar është vrarë një gazetare lokale, Lyra McKee 29 vjeçe. Siç ka kumtuar policia, bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

Vritet një gazetare në Irlandën Verore

“Konfirmojmë se në një shkëmbim zjarri është vrarë një grua 29 vjeçe”, ka deklaruar zyrtari i policisë lokale Mark Hamilton dhe ka shtuar se janë hapur hetimet mbi vrasjen si dhe për dyshimin se bëhet fjalë për akt terrorist.

Mediet lokale kanë transmetuar se personat e panjohur kanë qëlluar dhe kanë gjuajtur koktej mollotovi kundër policëve gjatë kontrollit rutinë në Londonberry.

Një shpërthim i një automjeti bombë në janar të këtij viti në këtë qytet ka shkaktuar frikë nga incidentet e reja në Irlandën Veriore gjatë tensioneve rreth daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Një nga pengesat e marrëveshjes mbi Brexitin është pikërisht kufiri në mes të Irlandës dhe krahinës britanike Irlanda Veriore.

Londonberry është i njohur sipas intervenimit të ushtrisë britanike “Bloody Sunday” (E shtune e përgjakshme). Ushtarët britanik në këtë qytet më 30 janar 1972 kanë vrarë 14 civilë të paarmatosur, pjesëtarë të marshit të ndaluar për të drejtat e njeriut të katolikëve. Shkak për protestë ishte arrestimi i 342 njerëzve të cilët ishin të akuzuar se janë pjesëtarë të Armatës Republikane Irlandeze (IRA)./Insajderi.com.