Detaje nga vrasja e kosovarit në Florence të Italisë

Detaje nga vrasja e kosovarit në Florence të Italisë

Një shtetas kosovar 33-vjeçar është vrarë natën e mbrëmshme në Firenze të Italisë.

Kjo ngjarje kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje në një lokal në qendrën historike në Florence, në Dublin në Via Faneza afër stacionit Santa Maria Novella, raporton Gazeta Insajderi.

Kosovari 33-vjeçar i cili jetonte në Florence, punonte si kamerier në një pub, me ç’rastë nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe kishte ndërruar jetë rreth orës 3 të mëngjesit, raportojnë mediat italiane.

Sipas policisë italine, vrasjen e kishte kryer një 39-vjeçar tunizian, i cili sipas dëshimisë që kishte dhënë ka pranuar se ka kryer veprën penale.

Policia italiane ka treguar se viktima, kosovari 33-vjeçar ishte goditur me thikë por ndonëse ishte dërguar në spital ai nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve të marra. /Insajderi.com