Vritet një person në Gradicë të Drenasit

Vritet një person në Gradicë të Drenasit

Një person është vrarë në Gradicë të Drenasit dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreht orës 20:30, të hënën.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar”, tha ajo.

Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje. /Insajderi.com