Vritet një shqiptar në Australi

Vritet një shqiptar në Australi

Një person është gjetur i vdekur në verilindje të Australisë. Media australiane “7 News”, raporton se viktima është me shtetësi shqiptare, por nuk jep të dhëna e detaje mbi gjeneralitet e tij.

Vrasja dyshohet se mund të jetë kryer ditë më parë, por policia ka marrë sinjalizimin për të kryer kontrollet ditën e premte, ditë kjo e cila u konkretizua me zbulimin e krimit.

Ditën e sotme në vendngjarje kanë shkuar detektivët, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar elementë që mund t’i vënë në adresë të autorëve. Pista paraprake ku dyshon edhe policia ka të bëjë me pazaret e drogës.

Shqiptari është ekzekutuar brenda në banesë, ndërsa autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge, por edhe makinën e shqiptarit të vrarë.

“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e lëndimeve që ka pësuar viktima”, tha për mediat Inspektori Billy Thompson.