Vritet një ushtar turk në luftimet kundër ISIS

Vritet një ushtar turk  në luftimet kundër ISIS

Një ushtar turk ka mbetur i vrarë si pasojë e një aksidenti në rajonin Numan, në kuadër të ofensivës ‘Mburoja e Eufratit’, raporton Anadolu Agency.

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke, thuhet se ofensiva për rritjen e sigurisë në kufirin e Turqisë, ‘Mburoja e Eufratit’ e cila nisi më 24 gusht, ka hyrë në ditën e saj të 89-të.

Në deklaratë thuhet se si pasojë e sulmeve me anti-tank nga rajoni perëndimor i qytetit Bab është goditur një autoblindë e ushtrisë turke. Ndërkohë thuhet se nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ndërsa si pasojë e një sulmi me autobombë në Al Azrak i cili ndodhet në perëndim të qytetit Bab, 2 ushtarë turq kanë mbetur të plagosur.