Vritet terroristi i ISIS-it që fshihej pas sulmit në Paris

Vritet terroristi i ISIS-it që fshihej pas sulmit në Paris

Fabien Clain, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmin në Parisë, është vrarë në Baghouz të shtetit të vetëquajtur Islamik.

Mendohet se ai kishte lënë Francën për t’u bashkuar me kalifatin e vetëshpallur në vitin 2015.

Vëllai i tij, Jean-Michael, ishte lënduar në sulmin e forcave Siriane të mbështetura nga Amerika.

Xhihadistët e Francës përmes një incizimi zanor kanë marrë përgjegjësitë për sulmin mizor në Paris në nëntor të 2015, ku u vranë rreth 129 persona, një sulm ky i cili ishte i koordinuar në restorante, lokale, koncerte dhe stadiumin kombëtar të këtij vendi.

Fabien, i njohur ndryshe edhe si vëlla Omar apo Abu Adam Al-Faransim u konvertua në fenë islame në 1990. Ai besohet se është radikalizuar nga një francez me origjinë siriane.

Ai u dënua me 5 vite burg në 2009 për organizimin e një rrjeti përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve amerikan në Irak.

Në atë kohë, ai dhe vëllai i tij ishin aktiv në rrjetin islamit radikal të njohur si Artigat në Toulouse në jug të Francës./Insajderi.com