Vuçiq: Përballja me Albin Kurtin e ashpër, mbrojta interesat e Serbisë

Vuçiq: Përballja me Albin Kurtin e ashpër, mbrojta interesat e Serbisë

Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës janë takuar për herë të parë në Mynih, në konferencën e sigurisë.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq u tha gazetarëve  se paneli i sigurisë së Ballkanit Perëndimor, ku u takua edhe me Kurtin pati një debat të ashpër, duke mbrojtur interesat e Serbisë dhe të popullit serb.

“Ishte e ashpër. Kam luftuar për interesat e Serbisë dhe popullit serb, që është puna ime. Unë po thoja të vërtetën dhe jam krenar për këtë”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtetin,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiq kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Nga ana e tij, Kurti kritikoi “mini-Shengenin” dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.