
Kryeministri në largim i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar politikanët shqiptarë të Kosovës se dua t’i blejnë serbët e Kosovës, që ta votojnë formimin e ushtrisë.
Në një deklaratë për medie, Vuçiq ka thënë se Lista Serbe duhet të nxjerrë sa më shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të parandalohet krijimi i Ushtrisë së Kosovës, raporton mediumi serb N1 Info.
“Duan të blejnë njerëzit tanë, që të jenë në gjendje të formojnë Ushtrinë e Kosovës. Njëri grup është i kontrolluar nga Haradinaj, një tjetër është i kontrolluar nga Thaçi, dhe një tjetër kontrollohet nga ambasadat, por është e rëndësishme që Lista Serbe të zgjedhë sa më shumë deputet”, ka thënë Vuçiq, shkruan Insajderi.
“Kjo është mënyra e vetme se si mund të marrim një vendim për demarkacionin me Malin e Zi dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor të këtij viti. /Insajderi.com