Vuçiq: Besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi me Kosovën

Vuçiq: Besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi me Kosovën

“Së shpejti do të vazhdojmë dialogun me Prishtinën dhe besoj në mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi”.

Kështu është shprehur të enjten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me ndihmës zëvendëssekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer, transmeton Insajderi.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Insajderi.com