Vuçiq beson se do ta merrte çmimin Nobel, nëse do ta njihte Kosovën shtet

Vuçiq beson se do ta merrte çmimin Nobel, nëse do ta njihte Kosovën shtet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se “do ta fitonte” Çmimin Nobel, nëse do ta njihte Kosovën si shtet.

Këto komente i pari në Serbi i bëri gjatë një interviste në TV Happy.

Sipas tij “do të ishte më i mirë në botë”, nëse Serbia do të ishte “e dobët”, duke iu atribuuar njohjes së Kosovës.

Lavdëroi vetën, tha se ka ndërtuar më shumë rrugë sesa në kohën kur qeveriste Tito.

Vuçiq nuk mund ta mbante vetën ndaj Bashkimit Evropian, pasi parlamenti unionit votoi një raport për Serbinë ku i kërkohet më shumë reforma e luftim të korrupsionit. /Insajderi.com