Vuçiq: Bisedimet në Berlin nuk kanë lidhje me ndonjë zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin, me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, “nuk kanë kurrfarë lidhje me zgjidhjen e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por se tema e takimit do të jetë çështja e taksave dhe vazhdimi eventual i dialogut me Kosovën”.

Vuçiq: Bisedimet në Berlin nuk kanë lidhje me ndonjë zgjidhje të marrëdhënieve me Kosovën

Vuçiq ka deklaruar për gazetën serbe “Alo” se “asnjë zgjidhje nuk shihet në horizont, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Kosovën”.

“Na presin bisedimet e vështira me përfaqësuesit e Kosovës, nuk do të jenë të lehta as me Merkelin dhe Macronin, mirëpo kjo nuk ka lidhje me ndonjë zgjidhje të marrëdhënieve. Këtu do të bisedohet për taksa dhe se a do të vazhdohet me dialog. Asnjë zgjidhje nuk shihet në horizont. Kjo është një gënjeshtër të cilën nuk do ta kisha komentuar”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka pretenduar se “së shpejti” edhe Kuvendi i Serbisë do të debatojë për Kosovën./Insajderi.com.