Vuçiq deklarohet pas nënshkrimit të marrëveshjes: Ka akoma dallime të mëdha, por marrëveshja është një hap i madh

Vuçiq deklarohet pas nënshkrimit të marrëveshjes: Ka akoma dallime të mëdha, por marrëveshja është një hap i madh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se ka ende dallime të mëdha midis Beogradit dhe Prishtinës, por që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila u nënshkrua sot në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, është një hap i madh përpara, njofton Reuters, përcjell Insajderi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, është deklaruar shkurtimisht edhe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti, siç raporton Reuters, tha se “marrëveshja duhet të çojë ka njohja reciproke në mes të të dyja vendeve”.

Pas nënshkrimit është deklaruar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai ka pohuar se “Kosova dhe Serbia të dyja janë përkushtuar drejt normalizimit ekonomik”.

“Duke u fokusuar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dyja vendet ishin të afta të bënin një kalim të madh”./Insajderi.com