Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut bisedojnë për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin kaë biseduar për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku do të raportohet për Kosovën.

Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut bisedojnë për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit

“Tanin ka shprehur keqardhje për shkak të viktimave të sëmundjes infektive në Serbi dhe e ka përkrahur Vuçiqin në luftën kundër përhapjes së koronavirusit”, ka kumtuar shërbimi për medie i presidentit të Serbisë.

Vuçiq ka thënë se “është i brengosur për përahpje të sëmundjes në Kosovë”. Ai ka shprehur vendosmërinë e Serbisë “ta ndihmojë komunitetin serb në Kosovë, por edhe gatishmërinë për bashkëpunim me shiptarët dhe për punë të përbashkët, siç është shprehur, “me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, në ndalimin e COVID-19”.

Ata kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të dedikuar për raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut, e cila do të mbahet nëpërmes të video konferencës.

Presidenti i Serbisë ka theskuar se “seancat e Këshillit të Sigurimit për gjendjen në Kosovë janë të rëndësishme për Serbinë për shkak të mbajtjes së kontinuitetit të shqyrtimit të çështjes së Kosovës dhe për shkak të informimit mbi situatën politike dhe të sigurisë, e cila është larg stabilitetit”./Insajderi.com.