Vuçiq do të jetë një natë e furishme në Uashington

Vuçiq do të jetë një natë e furishme në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksanadr Vuçiq, ka thënë se takimi  në Uashtington me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin do të jetë një takim i furishëm dhe shumë produktiv, ani pse ka thënë se nuk e di cila do të jetë agjenda e plotë, shkruan Gazeta Metro, njofton Insajderi

Vuçiq tha se po bëhen përgatitje për takim dhe se nuk e tepron nëse thotë se Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina.

“Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina. E them këtë dhe e di që nuk jam duke e tepruar, sepse ashtu është. Punojmë çdo ditë. Përgatitemi gjatë gjithë ditës”, tha Vuçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ai tha se prania e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump, në takim, tregon se disa ide janë të mundshme.

“Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë. Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”, shtoi ai.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./Insajderi.com