Vuçiq drejtuar serbëve të Kosovës: Ne kemi vuajtur shumë

Vuçiq drejtuar serbëve të Kosovës: Ne kemi vuajtur shumë

“Ne kemi vuajtur shumë”, kështu iu është adresuar serbëve të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia është një vend i ri. Ne kemi vuajtur shumë, kemi humbur shumë njerëz, shumë njerëz kanë lënë vatrat për të qenë në gjendje të lejojnë që kjo të ndodhë përsëri’, ka thënë ai, raporton B92, transmeton Shqip.com

Ai shtoi se Serbia nuk mund të lejojë të ndodhë ajo që ndodhi në vitet e 90’ta.

“Ne duam të ndërtojmë të ardhmen së bashku dhe Serbia nuk mund të lejojë që të ndodhë ajo që ndodhi në vitet 1990, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Ne nuk mund dhe nuk do t’i lëmë njerëzit në baltë, ky është mesazhi për qytetarët e Kosovës dhe të gjithë”, ka thënë Vuçiq.

Së fundi, Lista Serbe ka shpallur kandidaturat për 11 komuna.

Kjo parti ka mbështetjen direkte nga Beogradi, kreu i këtij subjekti politik, Goran Rakiq, ka thënë se “çdo votë për Listën Serbe është për serbët që jetojnë në Kosovë”. /Insajderi.com