Vuçiq: Dy vende afrikane kanë paralajmëruar tërheqjen e vendimit për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka thënë gazetarëve se “menjëherë pas fjalimit ë tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dy ministra të vendeve afrikane i janë afruar Ivica Daçiqit dhe kanë paralajmëruar rishqyrtimin e vendimeve të tyre për statusin e Kosovës”.

Vuçiq: Dy vende afrikane kanë paralajmëruar tërheqjen e vendimit për Kosovën

“Është me rëndësi që vetëm një sekondë pas fjalimit tim dy ministra të vendeve shumë të rëndësishme të Afrikës i janë afruar Daçiqit ta përgëzojnë për qëndrimin tonë dhe i kanë thënë se do të përpiqen të udhëheqin pikërisht një politikë të tillë, (sovrane dhe të pavarur) dhe se dëshirojnë të bisedojnë me ne rreth Kosovës, sepse vendimet e tyre në të kaluarën nuk kanë qenë në anën tonë”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu ka pretenduar se “gjatë adresimit të tij në KB në sallë ka pasur tri herë më shumë njerëz sesa herën e kaluar”./Insajderi.com.