Vuçiq: Haradinajn e njoh mirë, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij

Vuçiq: Haradinajn e njoh mirë, e di çfarë u ndodhi dëshmitarëve kundër tij

Presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas një deklaratë te liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Serbia nuk mund të ngatërrohet me të apo të luaj me shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiq ka thënë se e di mirë kush është Haradinaj të cilin e ka cilësuar si njeri të rrezikshëm.

“Unë e di mirë se kush jeni ju. E kam parë çfarë ka ndodhur me ata që kanë dëshmuar (kundër Haradinajt), ata janë shkelur me veturë në Podgoricë,” ka thënë Vuçiq, njofton B92.

Vuçiq ka thënë se nuk është i shqetësuar nga “njerëz të rrezikshëm” sikur Ramush Haradinaj, por për heshtjen e Bashkimit Evropian karshi porosive të kohëve të fundit nga shqiptarët, që sipas tij mund të shihen si kërcënime për të rishkruar kufijtë.

“Unë nuk po luaj me shqiptarët – përkundrazi, unë u kam zgjatur atyre dorën,” ka thënë Vuçiq, por duke shtuar se “ai nuk do të” bëjë një gjë të tillë kur bëhet fjalë për kriminelë dhe dhunues.