Vuçiq i përgjigjet kërkesës së Blinken për ta njohur Kosovën

Vuçiq i përgjigjet kërkesës së Blinken për ta njohur Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur kërkesës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili i ka kërkuar njohje reciproke me Kosovën.

Vuçiq ka përsëritur se nuk e di se si njohja e Kosovës do të çonte në stabilitet në rajon.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.

Vuçiq ka shtuar se kjo është përgjigjja që do të japë gjithmonë, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.

Presidenti i Serbisë gjithashtu ka bërë të ditur se ndërtimi i autostradës Nish-Merdarë do të fillojë në gusht, teksa ka shtuar se një procedurë tenderimi është duke u zhvilluar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken më 23 shkurt i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, përmes së cilës i ka kërkuar njohjen e Kosovës. Në letër Blinken ka shkruar se synimi i SHBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë./Insajderi.com