Vuçiq: Kandidatin për kryeministër do ta caktoj pas zgjedhjeve në Kosovë

Vuçiq: Kandidatin për kryeministër do ta caktoj pas zgjedhjeve në Kosovë

Aleksandar Vuçiq, për momentin kryeministër në largim dhe president i zgjedhur i Serbisë, ka thënë se ende s’kanë vendosur për kryeministrin e ri.

Ai ka thënë për TV Pink se kandidatin do ta përcaktojë pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Kosovë më 11 qershor.

Vuçiq pohoi se janë tri opsione për pasardhësin e tij.

“Një opsion është të jetë një njeri nga partia SNS (Partia Progresiste Serbe, që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq), tjetër opsion është Ivica Daçiq, me të cilin kam pasur bashkëpunim të mirë, dhe opsioni i tretë është dikush që s’i takon asnjë partie politike”, pohoi Vuçiq, përcjell KlanKosova.

Vuçiq, që në zgjedhjet e fundit presidenciale garoi dhe fitoi, do të lë vendin e shefit të qeverisë për të zëvendësuar Tomislav Nikoliqin në Presidencë.