Vuçiq kërkon reagim nga ana e BE-së për deklaratat e politikanëve kosovarë

Vuçiq kërkon reagim nga ana e BE-së për deklaratat e politikanëve kosovarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Suboticë ka thënë se ka besim që rruga evropiane e Serbisë nuk do të pengohet nga fakti që nga Prishtina vijnë deklarata, sipas të cilave nuk do të formohet asnjëherë asociacioni i komunave serbe.

“Unë besoj dhe pres të jemi të suksesshëm dhe shpresoj se njerëzit në Evropë kanë kuptuar mirë se kush është ai që nuk dëshiron dialogun”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe të tjerëve të cilët kanë marrë pjesë në miratimin e marrëveshjes së Brukselit që ti përgjigjen kërcënimeve nga Prishtina lidhje me këtë çështje, raporton Tanjug.

Kërcënimet e fundit nga politikanët shqiptarë në Kosovë ai i ka quajtur eskalim i histerisë verbale, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të përgjigjet qetë ndaj kësaj, sepse ajo e respekton marrëveshjen e Brukselit dhe obligimet e saj.

“Është mirë që më në fund e kanë pranuar publikisht, edhe pse ne e kemi parë për katër vite. Ata janë vetëm duke e mashtruar publikun, por edhe ndërkombëtarët, kështu që tani BE-ja, SHBA-ja dhe të tjerët të cilët kanë marrë pjesë në vendimin e marrëveshjes së Brukselit, të flasin lidhur me këtë çështje”, u ka thënë Vuçiq reporterëve në Suboticë.

Kur vjen te deklarata e Kadri Veselit që Serbia nuk do të ekzistojë në Kosovë, Vuçiq ka thënë se “të gjithë [shqiptarët] janë të rrezikshëm dhe do të jenë gjithmonë, do të vazhdojnë të jenë”.

“Ata janë superfuqi dhe ne jemi të vegjël”, ka thënë ai duke thënë se Serbia do t’i kërkojë botës ta ndihmojë të shpëtojë jetët e qytetarëve.

Ndërsa në deklaratën e Haradinajt në të cilën ai ka kërkuar një kërkim falje nga ana e Serbisë për “krimet e Serbëve”, ai ka thënë se Haradinaj është ai që ka kryer krime nga më të ndryshmet, si përdhunime dhe prerje kokash, dhe jo Serbia. /Insajderi.com