Vuçiq: Kurrë se kam nënshkruar njohjen e Kosovës nga Izraeli

Vuçiq: Kurrë se kam nënshkruar njohjen e Kosovës nga Izraeli

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se ai kurrë nuk e ka nënshkruar një marrëveshje që Izraeli ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e të parit serb erdhi pasi ambasadori i shtetit hebre në Beograd, Jahel Vilan, ka thënë se “Serbia duke e nënshkruar marrëveshjen e Uashingtonit në një formë e ka njohur Kosovën”.

“Unë kurrë nuk kam nënshkruar që Izraeli ta njihte Kosovën”, ka thënë Vuçiq, raporton Kurir.

Kjo pasi Kosova dhe Serbia nënshkruan dy dokumente të ndryshme, shumica e pikave ishin të përbashkëta – por jo edhe njohja e Kosovës nga Izraeli.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia ishin në Uashington ku nënshkruan marrëveshje e cila nuk ishte trepalëshe.

Marrëveshja ekonomike ishte arritur nën administrimin e presidentit të atëhershëm, Donald Trump.

Më pas Trump gjatë fushatës e kishte përmendur atë marrëveshje disa herë sesi “kishte ndalur luftën Kosovë-Serbi”. /Insajderi.com