fbpx

Vuçiq mbrëmë u “tmerrua” nga përkrahja për Ushtrinë e Kosovës

Vuçiq mbrëmë u “tmerrua” nga përkrahja për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur pesimist rreth vazhdimit të dialogut në Bruksel, duke thënë se procesi mund të vazhdojë vetëm pas heqjes së taksave.

Në fjalën e tij përmbyllëse para KS të OKB-së, kreu i shtetit serb tha se nuk duhet të fajësohet Serbia për gjithçka, por është Kosova ajo e cila ka formuar ushtrinë dhe ka vendosur taksa ndaj mallrave serbe. Ai është shprehur i trembur nga mbështetja që mori Ushtria e Kosovës nga shtetet e fuqishme.

“Falënderoj edhe ata që dëshiruan që të na dëgjojnë se paku, pasi asnjë nuk gjeti ndonjë paragraf apo rezolutë, që thotë se Prishtina ka të drejtë të formojë Ushtrinë. U theksua se rezoluta 1244 nuk e ndalon formimin e ushtrisë, por nuk theksuan asnjë nen se ku e lejon kjo formimin e Ushtrisë nga Prishtina”, tha ai.

Ai ka folur edhe rreth mos anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se Prishtina duhet të punojë shumë më mirë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar.

Vuçiq tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës dhe se ata e shohin këtë “si rrezik për mbijetesën e tyre”.

“Ne do të vazhdojmë me dialogun kur Kosova të heqë vendimin për tarifat. Nuk jam shumë optimist se shqetësimet e mia janë edhe më të mëdha sot se sa që kanë qenë dje dhe mendoj. Shpresoj se një ditë do të jemi të arrijmë këtë marrëveshje të mundshme me Prishtinën, por kohët e fundit çdo gjë që ka ndodhur na ka kthyer prapa 6-7 vite”, tha ai.