Vuçiq i drejtohet opozitës

Vuçiq: Mund të më vrisni, por kurrë të më frikësoni

Vuçiq është në pushtet, por po akuzon opozitën se po tenton ta merr pushtetin me dhunë. Madje në këtë intervistë të fundit ka përdorur fjalë si; vrasje, frikë, thyerje e të ngjashme.

Vuçiq: Mund të më vrisni, por kurrë të më frikësoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se askush s’mund ta marrë pushtetin me dhunë, dhe se vetëm populli mund ta zgjedhë qeverinë e askush tjetër.

Këto komente të Vuçiq kanë ardhur pas protestave të fundit që po ndodhin në Beograd, njofton Insajderi.

“Kurrë s’do të mund të më frikësojnë e as thyejnë edhe nëse ma mbështesin kokën për një trung”, duke thënë se dy mënyra kanë opozitarët ta marrin pushtetin, me zgjedhje, ose duke e vrarë atë.

“Futen me dhunë në parlament, e pastaj çfarë? Në presidencë, e pastaj çfarë? Ta vjedhin qeverinë? Unë e zgjedh kryeministrin e ardhshëm dhe krejt çfarë mund të bëjnë ata është të më vrasin mua dhe pastaj të bëjnë çfarë kanë për të bërë”, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë për TV Pink, derisa po qëndron në vizitë zyrtare në Paris.

Vuçiq ka shtuar se edhe një arsye tjetër përse është bërë protesta, është për faktin që dikush ka dashur që të shihen ato pamje para bisedave në dialog me Kosovën dhe kështu të dobësohet pozita e Serbisë./Insajderi.com