Vuçiq: Na pret një periudhë e vështirë ku do të na kërkohet ta njohim Kosovën

Vuçiq: Na pret një periudhë e vështirë ku do të na kërkohet ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Serbinë e pret një periudhë e vështirë.

Kjo pasi sipas tij do të ketë presion të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për njohjen e Kosovës.

“Presim një presion të përbashkët nga BE-ja dhe SHBA-ja mbi vendin tonë për të përmbushur rreth, siç thonë amerikanët, një Kosove të njohur, pasi njohja e Beogradit nga Kosova nuk do të thotë asgjë për ne dhe është pak qesharake”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.

Më tutje i pari i Serbisë ka thënë se “BE-ja do ta përdorë një fjalor më ndryshe, por shkon drejt të njëjtit qëllim. Ne na pret një periudhë e vështirë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje ekonomike në Uashington më 4 shtator.

Më pas Bashkimi Evropian ka organizuar disa takime teknike në  mes dy vendeve. /Insajderi.ocm