fbpx

Vuçiq në festimin e Ditës së Rusisë: Rroftë miqësia ruso-serbe

Presidenti i Rusisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmë në Beograd se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie të përbashkëta strategjike dhe miqësore.

Vuçiq në festimin e Ditës së Rusisë: Rroftë miqësia ruso-serbe

“Çdo ditë e madhe për Rusinë është ditë e madhe dhe e rëndësishme edhe për Serbinë. Le të rrojë miqësia ruso- serbe”, ka thënë Vuçiq në ceremoninë me rastin e Ditës së Rusisë.

Në këtë ceremoni në ambasadën e Rusisë ai ka thënë se “kjo është festë e madhe për popullin vëllazëror dhe mik rus”, dhe se kjo është “festa e çdo qytetari rus i cili i respekton idealet e lirisë dhe pavarësisë”.

Vuçiq e ka lexuar urimin, në të cilin, me rastin e kësaj feste i ka porositur presidentit rus Vladimir Putin se “sinqerisht gëzohet për arritjet e Rusisë”.

“Marrëdhëniet strategjike dhe miqësie të Serbisë dhe Rusisë janë konfirmuar me vizitën tuaj në Beograd (në janar), e cila ka lënë gjurmë në shpirtin e popullit serb”, i ka porositur Vuçiq Putinit.

Ambasadori rus në Beograd në largim Aleksandar Chepurin ka deklaruar se “nuk ka shumë vende të cilat si Serbia dhe Rusia e kanë përkrahur njëra tjetrën me shekuj”, dhe se është i bindur se bashkëpunimi i tyre do të jetë “edhe më i begatshëm dhe dinamik”.

“Serbia mund të llogaritë në përkrahje të fuqishme të Rusisë, mirëkuptim dhe mbrojtje, nëse ka nevojë”, ka thënë Chepurin.

Dita e Rusisë shënohet në shenjë përkujtimi në shpallje të Deklaratës mbi sovranitetin e Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse më 12 qershor 1990.

Në pritje përveç presidentit serb ishin edhe Ana Bërnabiq, Aleksandar Vulin, Vojisllav Sheshel dhe patriarku serb Irinej./Insajderi.com.