Vuçiq në Kinë do të kërkojë përkrahje për Kosovën dhe një miliard euro

Presidenti i Serbisë sot fillon vizitën e tij në Kinë, për të marrë pjesë në forumin “Një brez dhe një rrugë”, ku do të takohet me liderët e Kinës dhe Rusisë Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Gjatë vizitës disaditore në Pekin, pret të arrijë përkrahje për një paketë me më shumë se 10 marrëveshje.

Vuçiq në Kinë do të kërkojë përkrahje për Kosovën dhe një miliard euro

Ai gjithashtu pret se “do të merr përkrahje të aleatëve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës për mbrojtje të interesave nacionale serbe në lidhje me Kosovën, por edhe ta sigurojë një paket të investimeve kineze në Serbi në vlerë prej rreth një miliard eurove.

“Takimi është rast që të përforcohet pozita e Serbisë në lidhje me Kosovën, edhe atë në rrethana të presioneve të shtuara të Perëndimit dhe para takimit i cili organizohet në Berlin më 29 prill. E sidomos, pasi BE, e udhëhequr nga Gjermania, po planifikon që të vendosë në tryezë vendimin që deri në tetor të nënshkruhet marrëveshja juridikisht e obligueshme në mes të dy shteteve, të Serbisë dhe atij të Kosovës”, pretendojnë mediet serbe.

“Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kinës kurrë nuk kanë qenë më të  mira, ndërsa vendit tonë dhe presidentit tonë do t’i jepet nder i posaçëm, sepse Vuçiq do të jetë në mes të tre liderëve i cili do t’i adresohet pjesëmarrësve të forumit. Duhet të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje, prej ndërtimit të metrosë në Beograd deri te ndërtimi i autostradave dhe parqeve industriale”, pretendohet në kumtesë të presidencës së Serbisë./Insajderi.com.