fbpx

Vuçiq në Vatikan – i dhuron Papës libër për kishën që ndodhet në Kosovë

Vuçiq në Vatikan – i dhuron Papës libër për kishën që ndodhet në Kosovë

Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka pritur në vizitë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa takimi ka zgjatur rreth gjysmë ore.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se një nga dhuratat që Vuçiq ia dorëzoi Kishës Katolike Romake është libri mbi Kishën e Shën Nikollës që ndodhet në Kosovë.

Sipas raporteve të mediave serbe, misioni i vizitës së presidentit serb në Vatikan ishte t’i kërkonte Selisë së Shenjtë që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.