Vuçiq: Nëse do të punojmë me ligjet e Kosovës përse pra kemi shkuar në Bruksel

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq mundohet ta bindë opinionin se me marrëveshje të Brukselit nuk është paraparë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet me ligjet e Kosovës që janë në fuqi.

Vuçiq: Nëse do të punojmë me ligjet e Kosovës përse pra kemi shkuar në Bruksel

Vuçiq i ka thënë gazetarëve se sheh që në Serbi ekzistojnë njerëzit të cilët disa nene nga Marrëveshja e Brukselit e kanë interpretuar “ashtu si i përgjigjet palës shqiptare”, por se bëhet fjalë për njerëzit të cilët “nuk kanë lidhje” dhe se në nenin dy të pjesës implementuese të Marrëveshjes së Brukselit  theksohet se kjo do të rregullohet me përdorimin e rregullave juridike dhe rendit juridik të Kosovës.

“Pasi e gjithë kjo të ndryshohet, atëherë vjen konfirmimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka të drejtë vetëm të konfirmojë e jo të mohojë apo të ndalojë diçka”, ka thënë Vuçiq.

Pastaj Vuçiq ka bërë pyetje, “nëse ASK duhet të themelohet sipas ligjeve të Kosovës, përse pra kjo “bashkësi” nuk është krijuar deri tani?”

“Sepse nëse gjithçka punohet në përputhje me ligjet e Kosovës, përse pra kemi shkuar në Bruksel? Çfarë i ndalon që sot ta themelojnë AKS, nëse gjithçka është paraparë ashtu?” ka pyetur Vuçiq dhe ka shtuar se çdo jurist e ka të qartë se kritikën e tij po gëzohen për dështimin e Serbisë”, transmeton Insajderi.com.

Sipas fjalëve të tij, i gjithë kuptimi i bisedimeve të Brukselit është në atë se Serbia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, derisa Kosova konsideron se e ka të kompletuar kornizën ligjore dhe se, përndryshe, të gjitha bisedimet do të ishin të pakuptimta dhe të panevojshme.

“Dhe askund nuk shkruan se ashtu duhet të jetë (që AKS të krijohet sipas ligjeve kosovare). Dhe gjithçka është e qartë për juristët, nëse duan të mendojnë logjikisht”, ka thënë Vuçiq.

Megjithatë, ai ka shtuar se së shpejti vijnë në Beograd përfaqësuesja e lartë e BE Frederica Mogherini dhe presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe ky do të je të rasti i mirë të shihet se si ata e interpretojnë këtë marrëveshje./Insajderi.com.