Vuçiq: Nëse nuk mbahet samiti në Paris, Serbia do të jetë në pozitë edhe më të vështirë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të jetë në pozitë edhe më të vështirë nëse nuk realizohet samiti në Paris i paralajmëruar për 1 korrik.

Vuçiq: Nëse nuk mbahet samiti në Paris, Serbia do të jetë në pozitë edhe më të vështirë

“Nëse nuk ndodhë Parisi do jemi në situatë edhe më të vështirë, ne dhe i gjithë rajoni”, ka thënë Vuçiq për gazetarë.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë “dialog konstruktiv”, por se “nuk heqë dorë nga parimet themelore me të cilat shkohet në bisedime”.

Ai ka shtuar se për bisedime “duhen së paku dy veta”.

Vuçiq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka përkrahje nga Gjermania për taksa por se do të kërkojë mënyrë që ato të mbeten.

Në pyetje ta komentojë atë që Haradinaj ka thënë, pas vizitës në Gjermani se është i kënaqur, Vuçiq ka thënë se “Haradinaj ka nevojë për pak të jetë i kënaqur, derisa në dallim prej tij ai gjithmonë mendon se mund të arrijë më tepër”.

“Emëruesi i përbashkët” për Haradinajn dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi është në atë, se cili prej tyre më tepër betohet në ndonjë përfaqësues të administratës amerikane”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk i ka shpikur vet Haradinaj këto budallallëqe të cilat po i bën kohëve të fundit. Le të punojë ai punën e vet, dhe ne do të kryejmë tonën”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.com.