Vuçiq: Nëse shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa Serbia asgjë, nuk do të nënshkruaj

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në rrethanat ekzistuese nuk është e mundur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se është e nevojshme të vazhdohet dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës për të arritur një zgjidhje kompromisi.

Vuçiq: Nëse shqiptarët fitojnë gjithçka ndërsa Serbia asgjë, nuk do të nënshkruaj

“Mund të bisedojmë për gjithçka vetëm nëse bëhet fjalë për kompromis. E për atë që shqiptarët të fitojnë gjithçka, ndërsa Serbia të mos fitojë asgjë, nënshkrimin tim nuk do ta marrin kurrë. Në këtë moment jam unë president i Serbisë, ndoshta e gjeni dikë i cili do të do që pa asnjë kompromis, vetëm duke i përcjellë ultimatumet, ta pranojë këtë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, në pyetje se a do të jetë ai politikani serb i cili do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se shumica në Serbi “gjatë gjithë kohës po paraqiten budalla, sikur nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, kur flitet për Kosovën” dhe ka shtuar se “Serbia nuk mund ta ndryshojë vendimin e SHBA mbi njohjen  e pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka mohuar se kjo do të thotë që edhe Serbia duhet ta njohë Kosovën”.

“Kjo do të thotë se duhet të luftojmë, por edhe të kuptojmë se cili është qëndrimi i Amerikës. Sepse unë nuk mund të pranoj atë çfarë po lexojmë nëpër mediet tona, se presidenti amerikan Donald Trump e ka ndryshuar politikën. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kjo është politika e tyre, nuk do të ndryshojë asgjë. Ajo çfarë ne kërkojmë është që të luftojmë për interesat tona, që të nxjerrim sa më tepër që mundemi për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetu se a e përkrahin SHBA idenë e tij të mëparshme mbi përkufizim në mes të shqiptarëve dhe serbëve, Vuçiq ka thënë se “pozita e Amerikës është e qartë”.

“Ata janë të hapur, ata kanë thënë – nuk na intereson se cila është marrëveshja, nuk jemi të entuziazmuar me idenë e Vuçiqit sepse e kemi njohur Kosovën në këto kufij dhe to të donim, këtë e thonë edhe sot haptas, të vij deri te njohja e ndërsjellët”, ka pretenduar Vuçiq./Insajderi.com.