Vuçiq: Nga e premtja Serbia futet në shtetrrethim

Vuçiq: Nga e premtja Serbia futet në shtetrrethim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të shpallë një shtetrrethim të ri në fundjavë, për shkak të rritjeve alarmuese të rasteve me COVID-19 dhe një numri rekord vdekjesh në një ditë të vetme.

Autoritetet raportuan vdekjen e 13 personave sot, raporti më i madh ditor i njoftuar zyrtarisht deri më tani.

“Askush nuk mund t’i durojë këto shifra. Ne nuk duam t’i vrasim mjekët tanë”, tha Vuçiq para gazetarëve, duke shtuar se spitalet ishin të mbushura me rreth 4000 pacientë, njofton Insajderi.

“Situata është alarmuese, veçanërisht në Beograd. Nga e premtja, ne do të kemi një shtetrrethim të gjatë, i cili do të përfundojë të hënën tjetër”, shtoi ai.