Vuçiq: Nuk ka marrëveshje të madhe me Kosovën, këto janë lajme të rreme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mohuar se ekziston “një plan i madh dhe një marrëveshje e madhe” për çështjen e problemit me Kosovë dhe ka shtuar se pretendimet e tilla janë “lajme të rreme”.

Vuçiq: Nuk ka marrëveshje të madhe me Kosovën, këto janë lajme të rreme

“Dje ka pasur shumë lajme të pavërteta, të rreme për atë se po arrihen marrëveshjet e mëdha dhe se plani tashmë është përfuduar, dhe se gjithë kjo dihet. Jo, për këtë as që është biseduar, e as që ekziston diçka e tillë. Sikur të ekzistonte, unë do të tregoja, si gjithmonë. Kurrë nuk i kam mashtruar njerëzit tanë”, ka thënë Vuçiq në konferencë për medie.

Vuçiq ka thënë se megjithatë, është indikativë se për këtë flasin disa analistë të afërt me qendrat e fuqive të cilat “duan ta shohin Serbinë të poshtëruar” dhe të cilat vetëm insistojnë në atë që Beogradi ta njohë pavarësinë “e shpallur njëanshëm” të Kosovës.

“Atëherë ata do të ishin të lumtur, unë do të isha politikan i madh ndërsa Serbia do të kishte ardhmëri evropiane… Ndërsa kushti im është që nuk ka bisedime thelbësore derisa nuk hiqen taksat”, ka thënë ai./Insajderi.com.