Vuçiq: Nuk lejojmë një tjetër 17 Mars, do të kemi përgjigje të qartë nëse përsëritet

Vuçiq: Nuk lejojmë një tjetër 17 Mars, do të kemi përgjigje të qartë nëse përsëritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar rreth 17 vjetorit të Trazirave të Marsit, për çka thotë se nëse një gjë e tillë përsëritet Serbia do të ketë një përgjigje “të përgjegjshme, të qartë e serioze”.

Në një mbledhje përkujtimore në Beograd, Vuçiq tha se Serbia po vepronte “pa përdorur armët, duke mos ëndërruar për vdekje, duke mos nxitur gjak, pa ndonjë dëshirë për t’i marrë asgjë askujt”.

Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë që “Serbia do të lejojë dikë që të përsërisë një 17 Mars”.

“Serbia nuk është e gatshme për atë, as nuk do të jetë kurrë më gati. E drejta për jetë është një e drejtë themelore e njeriut dhe ne gjithmonë do ta mbrojmë atë, “tha Vuçiq.

Ai theksoi se “ashtu siç nuk e rrezikojmë atë të drejtë për të tjerët, nuk do të lejojmë që ajo të na cenohet as neve”.

“Serbia nuk ka aspiratë drejt territoreve dhe nuk kërcënon, e vetmja gjë që dëshiron është të lejohet të përmbushë detyrimin e saj – të kujtojë dhe të mos lejojë që krimet të përsëriten,” tha ai. /Insajderi.com