Vuçiq: Nuk mund ta refuzoja karrigen që mu ofrua në Uashington

Vuçiq: Nuk mund ta refuzoja karrigen që mu ofrua në Uashington

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pranuar poshtërimin që iu bë në SHBA, njofton Insajderi.

Ai është parë të ketë qëndruar ulur si në gjykatore përballë presidentit Donald Trump.

Fotografia nga kjo ngjarje ka bërë jehonë të madhe dhe madje Serbia u kritikua nga aleatja e saj Rusia, e cila e quajti poshtërim të Vuçiqit.

E ky i fundit tregon se nuk e kishte ndërmend të çohej nga karrigia pavarësisht kësaj.

“Mua sigurisht nuk më shkoi mendja të them: Më vjen keq, nuk jam i interesuar për këtë karrige dhe tani do ta shqelmoj,” tha Vuçiq për Avaz./Insajderi.com