Vuçiq: Nuk na konvenojnë qëndrimet për Kosovën në Kongresin Amerikan

Vuçiq: Nuk na konvenojnë qëndrimet për Kosovën në Kongresin Amerikan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që administrata e re amerikane do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj Serbisë dhe çështjes së Kosovës, njofton Insajderi.

Ai këto komente i bëri kur u pyet nga gazetarët që të komentojë seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor që u mbajt të martën në Komitetin për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të S Në këtë seancë, ndër të tjera ka folur edhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila theksoi se Serbia nuk duhet të bllokojë pavarësinë e Kosovës.

Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Shtëpisë Amerikane të Përfaqësuesve, tha dje se Serbinë nuk do t’i miratohet anëtarësimi në BE, derisa të njohë Kosovën.

“Nuk është vetëm Engel, të gjithë e thanë këtë. Tani mund të shihni se sa kam pasur të drejtë, kur kam folur disa javë më parë, duke mos fshehur asgjë, pa simpati personale (për zgjedhjet e SHBA). Qëndrime të tilla nuk i konvenojnë Serbisë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se :Serbia duhet të kujdeset, sepse ata janë njerëz të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të përgjigjet në një mënyrë të përgjegjshme dhe serioze”.

Vuçiq tha se “tani është e qartë se ai kishte të drejtë kur ka folur për pasojat në Serbi të zgjedhjeve amerikane dhe shtoi se shpresonte se administrata e Joseph Biden do të ketë një pamje të ndryshme nga ajo që është paraqitur në Kongres”.

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, ka thënë gjatë seancës se “administrata e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden duhet t’i rikrijojë marrëdhëniet me Kosovën në kushtet e saj”.

“Kosova është e pavarur, kjo nuk do të ndryshojë dhe se nuk ka hapa prapa, dhe se Serbia do të duhet të njohë Kosovën”, ka thënë ai.

Por, presidenti Vuçiq tha se këto qëndrime nuk shkojnë në favor të Serbisë dhe se ai “nuk do ta thotë asnjë fjalë të keqë për Albright, Engel apo Server”.

“Le të flasin keq për mua, është detyrimi im të mbrojë vendin”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com