Sekretet e Vuçiq-it

Vuçiq nuk tregon çfarë bisedoi me Macron-in

Vuçiq ka biseduar me Macron-in, por s’dëshiron të tregojë se për çfarë.

Vuçiq nuk tregon çfarë bisedoi me Macron-in

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar të përgjigjet kur është pyetur rreth bisedës së tij telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gazetarët kanë dashur të dinë se a është i vërtetë lajmi që me 17 korrik do të ketë një takim në Francë, mes delegacioneve të Kosovës e Serbisë.

Vuciq as nuk e pohuar e as mohuar se do të ndodhë ky takim, por ka vazhduar duke thënë se me rëndësi është që dialogu pritet të vazhdojë në Bruksel.

“Kam biseduar me Macron-in, por s’më pëlqen të mbushë kolonat e gazetave”, ka thënë Vuçiq, me pretendimin që s’do të prodhojë lajme për mediat nga kjo bisedë e tij me homologun francez./Insajderi.com