Vuçiq para takimit me Kurtin në Bruksel: Mos kërcëno, vepro

Vuçiq para takimit me Kurtin në Bruksel: Mos kërcëno, vepro

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Teksa thotë se pala serbe duhet të tregohet e kujdesshme në dialog, ka përmendur padinë që ky i fundit paralajmëruar për gjenocid në luftën e fundit në Kosovë, transmeton Insajderi.

Vuçiq kërkoi nga Kurti që të mos kërcënojë por të veprojë. Ai tha se “Kurti duhet ta paraqesë atë padi, në vend që thjesht të kërcënojë”, por ai thotë se këto janë vetëm truke nga Prishtina që tregojnë se në thelb nuk duan dialog.

“Ditët në vazhdim nuk janë të lehta dhe situata nuk është rozë. Nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një qëndrim të vendosur, por është gjithmonë koha të tregojmë se sa duam dialog dhe sa e rëndësishme është të shikojmë te e ardhmja”, tha Vuçiq, raporton “Kosovo Online”.

Siç tha ai, Beogradi dëshiron të flasë, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por kjo po bëhet më e vështirë, sepse “çdo ditë lidershipi shqiptar sulmon Serbinë”.

“Mos kërcëno më, bëje. Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë – ai do të na kërcënojë me një proces gjyqësor për gjenocid, dhe ne do që të jemi shumë të shqetësuar, kështu që ne do ta njohim Kosovën … Mundohuni t’i shisni ato truket dikujt tjetër, por jo mua “, tha Vuçiq. /Insajderi.com